Ëndërr zikaltër, Asllani shijon titullin e parë në karrierë, kampion në Serie A me ekipin e zemrës

enderr zikalter asllani shijon titullin e pare ne karriere kampion ne serie a me ekipin e zemres
enderr zikalter asllani shijon titullin e pare ne karriere kampion ne serie a me ekipin e zemres

Interi u shpall zyrtarisht kampion në Serie A, pas atij triumfi 1-2 në derbi ndaj Milanit. Për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani është natë speciale, pasi ka fituar titullin e parë në karrierë.

22-vjeçari u transferua nga Empoli në vitin 2021, për të kaluar te ekipi i zemrës. Pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe, Asllani luajti 20 ndeshje në sezonin e parë, ndërsa në këtë edicion është aktivizuar në 18 sfida.

Ky vit do të mbahet mend nga lojtari i Kombëtares, pasi ndaj Genoas realizoi golin e parë në një ndeshje zyrtare me Interin, ndërsa sonte në derbi ndaj Milanit erdhi titulli i parë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →