Endri Prifti dhe Gresa Gjocera flasin në “Gëzuar me ju” për këngën më të re “E poshtër (Besomë)”. Si erdhi ky bashkëpunim?

endri prifti dhe gresa gjocera flasin ne gezuar me ju per kengen me te re e poshter besome si erdhi ky bashkepunim
endri prifti dhe gresa gjocera flasin ne gezuar me ju per kengen me te re e poshter besome si erdhi ky bashkepunim

Gëzuar me ju” erdhi pranë teleshikuesve të News24 këtë të diel me një mbrëmje dedikuar artistëve të rinj.

Mes të ftuarve ishte edhe Gresa Gjocera, artistja të cilën Endri Prifti e ka zgjedhur për këngën e tij të re, “E poshtër❤️(Besomë)”.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka realizuar vetë Endri Prifti, ndërkohë që orkestracioni është realizuar nga kompozitori Gent Myftaraj.

Përpara se Endri dhe Gresa të interpretonin këngën ‘live’ në “Gëzuar me ju”, Stefi zbuloi se si ata e përzgjodhën këngëtaren për këtë këngë. Stefi tha se ata kanë qenë të ftuar në një program të ngjashëm televiziv si “Gëzuar me ju”, ku Gresa interpretonte.

Teksa kënga ishte bërë gati në studion e kompozitorit Gent Myftaraj, ai i sugjeroi Endrit se Gresa ishte vajza e duhur për ta përfaqësuar gjendjen e këngës së tij. Dhe po aty ata bënë bisedën me këngëtaren që të ishte jo vetëm pjesë e klipit, por edhe si interprete.

Vetë Gresa u shpreh shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, “Është bekim që Zoti e bëri të mundur këtë bashkëpunim”.

Klipi i  këngës “E poshtër❤️(Besomë)” është realizuar bukur nga “Max Production”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co