Bota Sport

Endrik i mahnitur nga Reali: Mbështetja e tifozëve është shtysë për mua

endrik i mahnitur nga reali mbeshtetja e tifozeve eshte shtyse per mua




































Endrik ka qenë i fundit që ka mbërritur në Madrid, në një skuadër që ndihet si një familje. Që kur u bë i njohur nënshkrimi i tij, bashkëkombësit e tij Vinicius, Rodrigo dhe Militao kanë qenë në kontakt me të.

endrik

Endrik është shfaqur shumë i emocionuar për të luajtur me bashkëlojtarët e tij të rinj në Madrid. Këtë ai e ka bërë me dije në një intervistë për mediat e klubit ku ka treguar se si po i kalon ditët e para me “Los Blancos”, bashkëlojtarët e rinj dhe marrëdhënien me Arda Gylerin.

“Jam shumë i lumtur që mund të luaj me të, sepse ai është një lojtar i madh”, vlerësoi Endrik turkun. Më pas ai u ndal te pjesa tjetër e ekipit. “Këtu ka lojtarë të mëdhenj dhe jam shumë i lumtur që mund të luaj dhe të flas me ta. Madridi ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe kur të kthehemi në Madrid do të jem në gjendje të luaj me më shumë lojtarë si Fede, Mbape apo Bellingam. Unë do t’ju kërkoj këshilla sepse jam këtu për të punuar dhe për t’u përmirësuar”, shpjegoi i riu brazilian.

Endrik ka folur dhe për marrëdhënien me tifozët. “Në Brazil kam shumë fansa, por nuk e prisja të njëjtën gjë në Madrid. Jam shumë i lumtur për gjithë këtë. Madridi është klubi më i mirë në botë dhe të kesh gjithë dashurinë që tifozët kanë për mua është një shtysë e madhe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts