“Energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë, kjo është përgjegjësi e Ballukut”- Gazment Bardhi: Skemë kriminale, të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK

energjine e bleme shtrenjte dhe e shesim lire kjo eshte pergjegjesi e ballukut gazment bardhi skeme kriminale te zbardhet dhe ndeshkohet nga spak








































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se është përgjegjësi e Belinda Ballukut që në Shqipëri energjia blihet shtrenjtë dhe shitet lirë.

bardhi balluku

Sipas Bardhit, kjo është një skemë kriminale që duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet nga Prokuroria e Posaçme.

Gazment Bardhi thotë se ka mungesë transparence dhe abuzime në shitblerjen e energjisë elektrike.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës 🇽🇰 paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kËh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kËh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo”, shkruan Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →