Edhe pse Bajerni dominoi ndeshjen me pothuajse 80 për qind të zotërimit të topit dhe goditjet në portë 16:8, anglezi e bëri të qartë pas ndeshjes se ishte punë e vështirë për të tijtë.“Ishte një paraqitje shumë e mirë nga ana jonë. Nuk ishte një lojë e lehtë. Të gjithë presin që ne t’i fitojmë këto takime në shtëpi, por Berlini ishte i mirë organizuar dhe i fortë”, theksoi 31-vjeçari në mikrofonin e “Sky”.
Bavarezët kanë qenë në një humor të mirë për të luajtur javët e fundit, veçanërisht në sulm. Kane e bëri të qartë se ekipi nga Mynihu është shumë komod me stilin e lojës së Kompanis:
“Është fantastike. Ne dominojmë çdo lojë, jo vetëm me top, por edhe pa top me presingun tonë. Ky është Bajenri që dua, nuk ndalemi më. Është thjesht kënaqësi të luash me këtë sistem”. Sulmuesi ishte veçanërisht i kënaqur nga fakti që ata mbajtën portën e pastër në tri ndeshje radhazi, për herë të parë në 4.5 vjet: “Ne mbajtëm sërish portën e paprekur, gjë që është e mrekullueshme. Të gjithë janë ‘të uritur’”, e mbylli Kejn
Ndeshja e radhës për Bajernin dhe Herri Kejn përkon me ditën e mërkurë ndaj Benfikës në tempullin e Mynihut, e ku “uria” e gjermanëve ka kapur majat, pas dy disfatave radhazi në Champions, aty ku hapi falas nuk “tolerohet” më në “fjalorin” e tyre.
PANORAMASPORT.AL