Vijon të zgjerohet lista e trajnerëve të epokës “Demi” te Partizani. Në klubin e kuq, ashtu si thuajse çdo tjetër në vendin tonë, e kanë dëshmuar se nuk janë edhe fort të duruar sa u përket trajnerëve. Kur u emërua Shehi, u duk sikur do të fillonte një projekt afatgjatë, nisur edhe nga deklaratat e bëra në momentet e para.
Por as durrsaku nuk arriti të mbijetojë më shumë se shtatë muaj në drejtimin e ekipit të kuq, duke u bërë trajneri i 20-të që largohet nga Partizani në 11 vitet e fundit.
Me pak fjalë, në klubin e kuq ka një mesatare prej afro dy trajnerësh në sezon. Në edicionin e kaluar sezonin e nisi Zoran Zekiç, për të vazhduar përkohësisht me Abilaliajn dhe për ta mbyllur me Orges Shehin. Në ditët në vijim pritet të mësohet trajneri i ri.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co