Për Kukësin tani ka filluar një erë e re. Pasi fitoi gjithçka të mundshme nën administrimin e familjes Gjici, në Kukës shpresojnë që këtë rrugë ta ndjekin edhe administratorët e rinj të klubit.
Idetë e drejtuesve aktualë janë të qarta: duan rikthimin e këtij klubi në nivelet e dikurshme, edhe pse aktualisht skuadra militon më Kategorinë e Parë. Gjithsesi, për momentin shpresohet të sigurohet një skuadër që do të sigurojë qëndrimin dhe më pas në merkaton e ardhshme mund të shihet përtej këtij misioni, pasi vonesat e deritanishme dhe mungesa e lojtarëve në treg e bën një mision të vështirë pretendimin për ngjitje.
DHURIMI – “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë të plotë të gjithë kontratën e dhurimit nga aksionarët e mëparshëm te një individ i vetëm. Më konkretisht, i pari i klubit do të jetë Atilio Germenji, si personi të cilit i janë dhuruar këto aksione në masën 100%. Administrator, siç dihet do të jetë Atilio Biba. Më konkretisht, 87.5% vijnë si dhuratë nga familja Gjici dhe 12.5% nga ajo Braka.
Në kontratë nuk specifikohet ndonjë detaj më shumë sa i përket dhurimit, nëse do të ketë një afat për t’u rikthyer sërish tek aksionarët e mëparshëm apo është një dhurim i përhershëm. Siç është mësuar më herët, ky dhurim ka ardhur për shkak të pamundësisë së aksionarëve të mëparshëm të mbajnë në nivele të larta klubin e futbollit, me shpresën se për aq kohë sa do të jetë në duart e Atilio Germenjit, nuk do të mungojnë investimet për të rikthyer fillimisht Kukësin sa më parë në elitë dhe më pas të pretendojnë të jetë konkurrues edhe mes më të mirave, si dikur në kohët e arta.VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co