Shqiperia

“Epopeja e UÇK-së, na kujton çmimin e lirisë”. Ilir Meta: Sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij frymëzon në çdo kohë

epopeja e uck se na kujton cmimin e lirise ilir meta sakrifica e adem jasharit dhe familjes se tij frymezon ne cdo kohe
epopeja e uck se na kujton cmimin e lirise ilir meta sakrifica e adem jasharit dhe familjes se tij frymezon ne cdo kohe

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar sot Epopenë e UÇK-së dhe sakrificat e familjes Jashari në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se sakrifica sublime e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij frymëzon në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se epopeja e UÇK-së na kujton çmimin e lirisë.

“Sakrifica sublime e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari frymëzon në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, në themelet e së cilës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit.
Lavdi të përjetshme Epopesë së UÇK-së që na kujton se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët!”, shkroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts