Bota Shqiperia

“Erdhi mes nesh si prift nga Greqia dhe ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë”- Homazhet për Kryepeshkopin, Rama: E dëshmoi me trupin që la në tokën tonë











































Kryeministri Edi Rama, në homazhet për Kryepeshkopin, është shprehur se Janullatos erdhi në vendin tonë si prift nga Greqia 33 vite më parë dhe u larguar si “Anastasi i Shqipërisë”.

edi rama2

Gjatë fjalës së tij në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, kreu i qeverisë u shpreh se këtë Kryepeshkopi Anastas Janullatos e dëshmoi me vendimin e tij për t’u varrosur në tokën shqiptare.

Edi Rama: Sot më takon të kujtoj në nderim e tij diçka që shumë e kanë parë dhe shumë të tjerë se kanë kuptuar, apo s’kanë dashur ta besojnë por që në fund ai e dëshmoi në 33 vite dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu, në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do të varrohet në këtë Katedrale të ngjalljes së Krishtit, siç ai e quajti Katedralen.

Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit në një jetë kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshim se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vite më parë si prift nga Greqia dhe pas 33 viteve ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se prania e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në homazhe “jep mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetën dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”.

Edi Rama: Për hirin e pamohueshëm të së vërtetës gjithë çfarë mban rruzulli me njerëz të nderuar të fesë, me intelektualë të angazhuar për paqen dhe përmes dialogut ndërfetare dhe deri tek çdo kryetar shteti e qeveri që e njohu ia patën shumë zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua edhe miku im kryeministri grek Mitsotakis që na nderon sot me praninë e tij dhe delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të kryepeshkopit, kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht duke i dhënë njëkohësisht me këtë prani mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetën dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Kam pasur privilegjin të jem i pranishëm këtu në këtë Katedrale që Kryepeshkopi ia kushtoi ngjalljes së Krishtit kur u bë inaugurimi i saj. Ishte dita e madhe e shpërblimit të mundit të tij të gjatë në një rrugëtim ku edhe mua mu dha mundësia ta shoqëroj bashkë me të tjerët, fillimisht si Kryebashkiak e më pas si Kryeministër deri kur ai e bëri realitet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts