Bota Shqiperia

Erdhi nga Austria në Tiranë për t’u shpëtuar nazistëve, historia e mjekut hebre që u vetëvar me litar pas torturave! Kaloi një jetë me përndjekje…













































Natan Leiv Shakter u lind më 4.4.1913 në Sadagura në Ukrainë, në kohën kur ajo ishte tokë e Austrisë. Rridhte nga një familje me origjinë tregtare të mesme.

burg torture

Kaloi një jetë të mbushur me tallaze, dallgët e së cilës e hodhën më së fundi në Shqipëri. Rridhte nga një familje me origjinë tregtare të mesme. Familja e tij, në Luftën e Parë Botërore, u shpërngul në Vjenë. Pas mbarimit të luftës, kreu në Rumani studimet në liceun klasik. Në vitet 1939-1940, ndjek studimet e larta për mjekësi në Bolonja, por duke u përndjekur si hebre. Në vitet 1940-1941, u internua në Lazareviç të Jugosllavisë. Pasi gjermanët pushtuan Jugosllavinë, largohet dhe punon në vitet 1941-1942 kamerier në Prishtinë. Në vitet 1942-1943, punon hamall në një depo barnash në Tiranë.

Në vitet 1943-1944, punon si mjek pa rrogë në Zall-Herr pranë Xhemal Herrit. Pas vrasjes së këtij të fundit, përfshihet në Tujan në Brigadën e 1-rë partizane. Deri në vitin 1951, qëndroi si mjek në ushtri. Në vitet 1951-1954 punon si mjek në Burrel, e më pas, në vitet 1954-1960, mjek në FushëKrujë. Nga viti 1960, punonte mjek në spitalin e Durrësit. Pasi, në vitin 1955, u martua me Mila Çoratin, mori edhe shtetësinë shqiptare. Në vitin 1958, kreu kursin dermovenerian në Tiranë.

Prej vitit 1948, ishte nën syrin e Sigurimit të Shtetit si “agjent i mundshëm i zbulimit gjerman”. Pas shumë viteve persekutim të pashembullt, më 10.1.1973 u arrestua në Durrës, i akuzuar për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal. Siç i dinte Sigurimi i Shtetit këto punë, gjatë hetimit “u zbulua” se ishte vënë në shërbim edhe të shërbimit sekret italian nga viti 1942. Për ta plotësuar si “poliagjent” i shtuan edhe rekrutimin nga zbulimi sovjetik në vitin 1956. Sipas kujto.al gjatë hetimit “u zbulua” se ishte vënë në shërbim edhe të shërbimit sekret italian nga viti 1942.

Për ta plotësuar si “poliagjent” i shtuan edhe rekrutimin nga zbulimi sovjetik në vitin 1956. Nga torturat e rënda dhe gjendja e paduruar psikologjike, më 17.5.1973 u dërgua për ekspertim në pavijonin nr.7 të Repartit nr.313 Tiranë (spitali i burgut). Më 28.6.1973, doli i përgjegjshëm nga spitali dhe u dërgua në paraburgim në Durrës. Nga këto rrethana të jashtëzakonshme, doktor Natani u vetëvar në qelinë e paraburgimit në Durrës më 30.6.1973 në moshën 60- vjeçare, duke përshtatur rrobat e trupit si litar. Sipas disa burimeve, ka dëshmitarë që thonë se ai kishte ndërruar jetë në tortura dhe më pas ishte varur nga personeli që krimi të servirej si vetëvrasje./Gazeta Panorama 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts