Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka qenë jashtëzakonisht i mërzitur pas ndeshjes finale që skuadra e tij humbi përballë Egnatias. Ai nuk kurseu kritikat ndaj gjyqtarit Entoni Tejlor, duke e cilësuar “me pushime” në vendin tonë.
“Padiskutim i mërzitur sepse është një vit punë e mund dhe sigurisht që nuk të vjen mirë të humbasësh, sidomos me këtë format, Uroj Egnatian se nuk vodhën gjë, i uroj sukses, i përgëzoj për punën por “foshnja lindi e vdekur” si i thonë se ky eksperimenti i “Final Four” na shkatërroi nga nervat me pjesën që duhej të motivonim lojtarët. Dhe pastaj erdhi një arbitër që na solli jo vetëm shiun nga Londra, por kishte ardhur me pushime dhe vetë u mërzit.
Nuk e komplimentova se nuk kishte gjë për të komplimentuar. E kam ndjekur dhe e di se çfarë qëndrimi ka me mënyrën si arbitron dhe kur vjen në Shqipëri vjen e na tregon si luhet futbolli. Partizani e Egnatia nuk janë Siti e Liverpuli. Por kur jepen 7 minuta shtesë kur loja është vonuar në mënyrë sistematike që në pjesën e parë dhe nuk i tërhiqet asnjë her vëmendje portierit, rrëzohen e hyn mjeku, ka ndërrime e nuk luhet asnjë minuet ekstra, mua më duket pak e dëmshme për futbollin. Mbase kishte ardhur për pushime e nuk donte të bënte 30 minuta të tjera, tha më mirë po e mbyll këtu se ai siç erdhi edhe do të iki, Ka ngrënë një drekë të mirë dhe dhkon i qetë në Londër se nuk e vret as ndërgjegjja. Ndërkohë është mundi ynë dhe ato minuat ekstra, mbase nuk bënim gol, por të paktën do të ishte një ndeshje pak më e ndershme.
Padiskutim që skuadra e Partizanit duhet të kishte bërë më shumë, në finale nuk mund t’i lësh një pjesë kundërshtarit. Egnatia e meritoi në finale, nuk e mori nga rruga, nuk duhej të bënim gabimin që të huynim në lojë me atë luftë sportive. Por këtë do e analizojmë më vonë.
Skema? Unë kam mendimin tim këtu, Partizani mund ta themi ka qenë ekipi i vetëm që ka kundërshtuar idenë. Ne nuk dimë ende si luhet kampionati tjetër, çudia e radhës. Me këtë skemë, “Final 8” apo 18, nuk e di. Është e mira ta mësojmë shpejt, të përgatitemi për Kupat e Euroës dhe për të fituar titullin tjetër.
Pishman? Nuk besoj, them që hidhërimi që pashë edhe në dhomat e zhveshjeve është mundi i një viti të tërë dhe ka keqardhje. Pishman janë lojtarët që unë vetë isha i motivuar, por nuk luaj unë por ata”, tha Rama për “MCN” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co