Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë deklarata goditëse lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe çështjet rajonale .
Kabineti presidencial u mblodh në Beştepe në orën 15:50 pas një pauze tre javore.
Tema më e rëndësishme e takimit të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan ishte Palestina.
U theksua se Turqia po ndjek nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme . Çështjet e tjera të diskutuara në takim ishin lufta kundër terrorizmit, objektivat e inflacionit dhe përmirësimi i treguesve ekonomikë.
Në fjalimin e tij Erdogan tha:
“Për fat të keq, aktorët perëndimorë , veçanërisht SHBA, janë bërë robër të Izraelit , një grusht sionistësh fanatikë. Turqia po bën gjithçka në fuqinë e saj për t’i dhënë fund ‘barbarizmit’ që ka marrë jetën e 40,000 të pafajshmëve në Gaza gjatë 10 muajve të fundit.
Turqia, me të gjitha burimet e saj, qëndron me Palestinën në këto ditë të vështira të luftës për ekzistencën e saj, tha Erdogan.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co