Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan deklaroi se nuk do të miratojë asnjë bashkëpunim të ardhshëm midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Izraelit, ndërsa lufta në Gaza vazhdon.
”Turqia, një anëtare e NATO-s që nga viti 1952, nuk do ta pranojë këtë lloj bashkëpunimi derisa të vendoset një paqe gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në territoret palestineze”, shkroi Erdogan në X pas samitit të NATO-s në Uashington.
”Është e pamundur që qeveria izraelite, e cila shkel vlerat themelore të aleancës sonë, të vazhdojë partneritetin e saj me NATO-n”, shkroi Erdogan.
Izraeli nuk është anëtar i aleancës së mbrojtjes, por punon ngushtë me NATO-n si partner.
NATO dhe Izraeli kanë punuar së bashku për gati 30 vjet në fusha të tilla si shkenca, teknologjia, kundërterrorizmi, mbrojtja civile, luftimi i armëve të shkatërrimit në masë dhe çështje të tjera.
Ushtarët izraelitë gjithashtu marrin pjesë rregullisht në stërvitjet ushtarake të NATO-s.
Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor, marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar në mënyrë dramatike.
Erdogan e përshkruan grupin islamik palestinez Hamas si një “organizatë çlirimtare” dhe e krahason kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co