Erdogan- Biden: Izraeli nuk dëshiron armëpushim në Gaza

erdogan biden izraeli nuk deshiron armepushim ne gaza
erdogan biden izraeli nuk deshiron armepushim ne gaza

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha homologut të tij amerikan Joe Biden të enjten se Izraeli nuk dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës.

Erdogan tha në një telefonatë se vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh “i dha një goditje të rëndë” përpjekjeve për armëpushim në Gaza.

Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka treguar “në çdo hap” se nuk dëshiron një armëpushim dhe paqe, dhe fjalimi i tij i fundit në Kongresin amerikan shkaktoi “zhgënjim të thellë” në Turqi dhe në botë, i tha Erdogan Bidenit.

Izraeli po punon për përhapjen e zjarrit në Gaza në të gjithë rajonin, theksoi Erdogan.

Telefonata erdhi menjëherë pasi Türkiye njoftoi se Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) e vendit udhëhoqi një shkëmbim të suksesshëm të të burgosurve që përfshin shtatë vende në “një nga operacionet më të gjera” të shkëmbimit në vitet e fundit.

Një total prej 26 individësh nga burgjet në SHBA, Gjermani, Poloni, Slloveni, Norvegji, Rusi dhe Bjellorusi u shkëmbyen dhe u transportuan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Biden falënderoi Erdoganin për përpjekjet e tij në lidhje me shkëmbimin e pengjeve, i cili përfshin tre shtetas amerikanë dhe një mbajtës të kartonit jeshil amerikan – Paul Whelan, Evan Gershkovich, Alsu Kurmasheva dhe Vladimir Kara-Murza.

Gjatë bisedës telefonike të dy liderët diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Turqia po bën çmos për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në në çdo fushë, nënvizoi Erdogan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →