Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajnë çmimin e gjenocidit që po vazhdon prej 1 viti

erdogan kercenon izraelin heret a vone do te paguajne cmimin e gjenocidit qe po vazhdon prej 1 viti
erdogan kercenon izraelin heret a vone do te paguajne cmimin e gjenocidit qe po vazhdon prej 1 viti

Në një vjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit që shënoi rindezjen e një konflikti të përgjakshëm në Lindjen e Mesme, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka dërguar një mesazh kërcënues Tel Avivit. Kreu i shtetit turk është shprehur se Izraeli do të mbajë përgjegjësi për gjenocidin, sipas tij, që po zhvillon në enklavën palestineze të Gazës.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon”, shkroi presidenti turk në një postim në rrjetin social X.

Kjo deklaratë vjen një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe përgjigjes ushtarake izraelite kundër Gazës. Mbi 40 mijë llogaritet numri i viktimave palestineze. Ndërsa në anën izraelite, ditën e sulmit të Hamasit u vranë 1200 persona civilë, por edhe policë e ushtarakë të cilët u gjetën të papërgatitur atë ditë.

“Këtu dhe për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht. Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë”, tha Erdogan.

Sipas presidentit turk, “njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit”. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co