Erdogan takohet me liderin palestinez Abbas në Ankara, duke akuzuar disa vende perëndimore se heshtin ndaj masakrave izraelite

erdogan takohet me liderin palestinez abbas ne ankara duke akuzuar disa vende perendimore se heshtin ndaj masakrave izraelite
erdogan takohet me liderin palestinez abbas ne ankara duke akuzuar disa vende perendimore se heshtin ndaj masakrave izraelite

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi ashpër të mërkurën sulmet gjenocidale ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, duke i përshkruar ato si një “masakër” ndaj civilëve.

Izraeli vazhdon të “masakojë” civilët në Gaza; Është “e papranueshme” që disa vende perëndimore të heshtin dhe të ndihmojnë Izraelin, tha Erdogan gjatë një takimi me homologun e tij palestinez Mahmud Abbas .

Recep Tayyip Erdoğan dhe Mahmoud Abbas u takuan në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara për të diskutuar krizën e vazhdueshme në Palestinë dhe hapat e nevojshëm për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe paqe rajonale.

Erdoğan i tha të mërkurën presidentit palestinez Mahmud Abbas se Turqia do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze dhe të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Izraelit, tha zyra e tij.

Të dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit dhe hapat që duhen ndërmarrë për një armëpushim të qëndrueshëm dhe paqe në Gaza, tha zyra e Erdoganit në një postim në X.

Erdogan dënoi luftën e Izraelit në Gaza, thuhet në deklaratë, duke akuzuar disa vende perëndimore se heshtin dhe vazhdojnë të mbështesin Izraelin.

Erdogan gjithashtu i tha Abbasit se të gjitha vendet, veçanërisht në botën myslimane , duhet të shtojnë përpjekjet për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare për palestinezët.

Abbas do t’i drejtohet një sesioni të jashtëzakonshëm të parlamentit të Turqisë ditën e sotme.

Turqia ka denoncuar luftën dhe ka ndalur të gjithë tregtinë me Izraelin. Ajo paraqiti një kërkesë për t’u bashkuar me çështjen e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që akuzon Izraelin për gjenocid.

Ftesa e Turqisë për Abassin erdhi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua Kongresit të SHBA më 25 korrik, të cilin Ankaraja e ka dënuar.

“Ne do të tregojmë se zoti Abbas ka të drejtë të flasë në parlamentin tonë ashtu si Netanyahu ka të drejtën të flasë në Kongresin e SHBA ,” u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij në pushtet AK të mërkurën përpara se të takohej me Abbasin.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza.

Afro 40,000 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe mbi 92,000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka akuzuar Izraelin për gjenocid dhe ka urdhëruar ndalimin e operacioneve të tij ushtarake në qytetin jugor të Rafahut, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →