Erdogani kërcënoi me luftë, reagon ministri i Jashtëm izraelit: Po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit

erdogani kercenoi me lufte reagon ministri i jashtem izraelit po ndjek gjurmet e sadam huseinit
erdogani kercenoi me lufte reagon ministri i jashtem izraelit po ndjek gjurmet e sadam huseinit

Me një postim në X, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, iu përgjigj Rexhep Tajip Erdogan, i cili më parë kërcënoi se nëse do të ishte e nevojshme, Turqia do të pushtonte Izraelin.

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka postuar foton e presidentit turk dhe ish-presidentit irakian të Irakut, Sadam Husein, duke thënë se ai po ecën në gjurmët e tij. “Erdogan po ndjek hapat e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Vetëm le të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi”, shkruan ministri izraelit.

Përgjigja për ministrin e Jashtëm izraelit ka ardhur nga Ministria e Jashtme turke, e cila sipas Anadolu shkruan: “Ashtu siç erdhi fundi i Hitlerit gjenocidal, ashtu do të përfundojë edhe Netanyahut gjenocidal”. Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi drejtpërdrejt Izraelin, në një takim të partisë së tij dhe madje nuk hezitoi të fliste për ndërhyrje të drejtpërdrejtë siç u bë në rastin e Libisë.

Sipas medias turke haberler.com, ai iu referua përparimit të Turqisë në industrinë e mbrojtjes dhe tha: “Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’i bëjë këto gjëra në Palestinë. Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe në Libi, do të bëjmë të njëjtën gjë me ta. Asgjë nuk na pengon ta bëjmë këtë. Thjesht duhet të jemi mjaft të fortë për të ndërmarrë këto hapa”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →