Ergys Verdho humb qetësinë, shtyn gazetaren e Vetting kur pyetet për tenderat/ Ja kompania e ish-kreut të ARRSH, përfitoi miliona nga buxheti

ergys verdho humb qetesine shtyn gazetaren e vetting kur pyetet per tenderat ja kompania e ish kreut te arrsh perfitoi miliona nga

EMISIONI VETTING NË NEWS24

Kompania tjetër që ka marrë miliona euro nga ARRSH dhe njohja me Ergys Verdhon.

Në datë 13.06.2019 Ergys Verdho ka ushtruar detyrën si konstruktor duke bashkëpunuar me Sokol Imeraj për ndërtimin e një pallati. Bashkëpunimi është bërë për llogari të kompanisë FLO-BES Constraction.

Dokumenti
Dokumenti

Në lejen për godinë banimi 8-katëshe ku njëri punonte si arkitekt, ndërsa Ergys Verdho rezulton konstruktor.

Për të mos lëmë shteg për dyshime nga këto bashkëpunime, Sokol Imeraj i dhuron kompaninë e tij “Speara shpk”, Ajkid Topores.

Këto kontrata dhurimi të gjysmës së kuotave të kompanisë me kapital të konsiderueshëm kryhen disa herë. Më konkretisht, kompania e themeluar nga Topore, në vitin 2015 dhurohet ndaj shtetasit Sokol Imeraj me 03.04.2015 por 6 vite më vonë, me 26.05.2021 Sokol Imeraj “ndërron mendje” duke ia dhuruar sërish Ajkid Topores.

Kjo lëvizje e dyshimtë aksionesh që kanalizohet përsëri në duart e të njohurit të Ergys Verdhos ngre dyshime të arsyeshme se asokohe drejtori i ARRSH ka kanalizuar tendera në kompaninë “Sphaera SHpk”.

Sipas avokatit Ngjela: “ Si është skema e një korrupsioni? Ministri, drejtori që vë firmën dhe kompania tregtare e cila përfiton se ky ja jep pa tender i një investim të lartë me para publike dhe ajo i kthen përqindjen e fitimit, këtij tani pyetja është sa është përqindja kanë marrë? Shumë kanë marrë deri në 40 %”.

Në pyetjet që gazetarët e emisionit Vetting i drejtuan Ergys Verdho për bashkëpunimin që kishte pasur me kompaninë, por Verdho as nuk e ka mohuar as pohuar, por është shprehur i indinjuar dhe çuditërisht nuk mban mënd kompaninë “Sphaera shpk” që ka ndërtuar pallate me ortakët ka shpërndar fonde në kohën që ka qene drejtor në ARRSH.

Gazetarja e Vetting: E njihni Sphaera shpk?

Ergys Verdho: Kush është ky moj? Jo nuk i njoh.

Ergys Verdho: (shtyn gazetaren)

Gazetarja e Vetting: Përmes punës në ARRSH ke favorizuar miq e tu për të marr tendera?

Ergys Verdho: Po shko, ik ore më lërë rehat…

Në transaksionet e thesarit rezulton se ky subjekt ka përfituar që prej vitit 2019 dhe në vijim rreth 740 milion ose 74,349,842.00 lekë transaksione përmes thesarit të shtetit, një shifër kjo e konsiderueshme.

Për pyetjen se përse u ka dhënë tendera njerëzve të njohur Verdho nuk e ka përmbajtur veten, duke u përpjekur ti shpëtojë përgjegjësisë. Pa lexuar

Gazetarja e Vetting: Sa është abuzimi në KESH?

Ergys Verdho: Je naive… (largohet)

TENDERAT QË VERDHO KA DHËNË NË ARRSH ME INDICIE PËR PARACAKTIM FITUESI

Për një punë publike u shpall fituese firma që ofroi gjysmë miliardi më shumë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar asokohe nga Ergys Verdho, ka shpallur tenderin me objekti ‘“Përmirësimi i Sigurisë Rrugore në segmentet me rrezik të lartë të rrjetit rrugor kombëtar” me fond limit 208.322.530,50 lekë. Me numër reference REF-65955-07-20-2020

Bëhet fjalë për riparimin e 6 segmenteve rrugore, përkatësisht Skuraj – Burrel 36.0 KM, Klos – Bulqizë 17.3 KM, Shupenzë – Peshkopi 25.4 KM, Përmet – Çarshovë 27.8 KM, Bajram Curri – Valbonë 27.0 KM dhe Qafë Mali – Fierzë 57.0 KM.

Ergys Verdho
Ergys Verdho
Dokumenti1
Dokumenti1

Në këtë tender kanë marrë pjesë 4 kompani nga të cilat 2 prej tyre kanë ofruar vlerë shumë më të ulët se kompania fituese. Madje njëra prej tyre ka ofruar rreth 437 milionë lekë të vjetra pa TVSH, pra gati gjysmë miliardi lekë të vjetra më pak! Kompania e katërt nuk ka ofruar fare vlerë ekonomike, duke përforcuar akoma më tej dyshimet se gjithçka është e paracaktuar.

Por firma që u shpall fituese, e ka vlerën e saj të barabartë me 96,96% të fondit limit. Kompania që ka fituar tenderin është “JUBICA” sh.p.k. me vlerë të ofruar 2 miliard e katërqind mijë lekë të vjetra me TVSH. Rezulton se administrator dhe pronar i vetëm i kësaj kompanie është Ndoc Kulla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →