Erion Veliaj: Shoqatat që duan të përdorin palestrat e shkollave pas mësimit, duhet të kenë një kontratë me Bashkinë e Tiranës

erion veliaj shoqatat qe duan te perdorin palestrat e shkollave pas mesimit duhet te kene nje kontrate me bashkine e tiranes








































Nga kantieri i ndërtimit të shkollës së re 9-vjeçare “Edith Durham”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, adresoi edhe çështjen e palestrave në shkollat e Tiranës, të cilat shfrytëzohen nga shoqatat për kurse të ndryshme sportive për fëmijët.

veliaj

Veliaj sqaroi se çdo subjekt që kërkon të marrë një nismë të tillë, duhet të nënshkruajë një kontratë me Bashkinë e Tiranës.

“E di që ka disa debate edhe për palestrat, por historia është shumë e thjeshtë: Duhet të kesh një kontratë me Bashkinë e Tiranës sepse ke në përgjegjësi fëmijët, që janë drita e syrit të familjeve. Nuk mund të lejohet dikush të zaptojë fushën, t’u marrë lekë prindërve dhe fëmijëve, t’i vërë fëmijët kundër dhe prindërit në debat me bashkinë, ndërkohë që rregulli është shumë i qartë: kush merr një palestër do ta firmosë kontratën sepse do mbajë përgjegjësi për fëmijët. Fakti që nuk kemi pasur asnjë incident në palestrat tona, në çerdhe dhe kopshte, është pikërisht sepse jemi shumë të kujdesshëm dhe e marrim shumë seriozisht besimin që njerëzit kanë te institucionet e Bashkisë së Tiranës. Prandaj, për të marrë një palestër në administrim duhet të kesh patjetër një kontratë me Bashkinë e Tiranës, që të jesh përgjegjës për ata fëmijë që të janë besuar në stërvitje pas orarit të mësimit”, u shpreh Veliaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →