Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka vendosur në masën e sigurisë arrest shtëpie drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin TIMS.
Në lidhje me këtë ngjarje, në një lidhje me Skype në emisionin Open në News24, ka reaguar gazetari Elkier Bushkolaj. Ky i fundit shprehet se Prokuroria nuk ka dhënë informacione se përse Muça ka ndërhyrë në sistemin TIMS. Sipas tij, Ervin Muça duhet të marrë leje të posaçme, me qëllim që të dëshmojë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.
“AMP nisi një hetim, por më pas u refuerua rasti në Prokurorinë e Tiranës. Nuk e dimë se cila ka qenë konkretisht ndërhyrja, është pjesë që nuk e dimë akoma. Prokuroria nuk ka ende informacione se pse është ndërhyrë. Dy ekspertë të IT e kanë ndihmuar shefin e IT në Polici, ndihmues ka qenë edhe një punonjës i jashtëm.
TIMS ka skedën e ngjarjeve kriminale, sistemi TIMS është minierë ari për institucionet shqiptare dhe institucionet e huaja. Ka qenë SHBA që ka kërkuar të hetohet rasti. Unë besoj se për Muçën duhet të ketë një leje të posaçme, që të japë dëshmi në Komisionin Hetimor për TIMS”, deklaroi Bushgjokaj.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co