Shqiperia

Erzen Breçani në SPAK, do t’i komunikohet akuza. Shfaqja e parë e ish-nëndrejtorit të Policisë pas lirimit nga qelia

erzen brecani ne spak do ti komunikohet akuza shfaqja e pare e ish nendrejtorit te policise pas lirimit nga qelia
erzen brecani ne spak do ti komunikohet akuza shfaqja e pare e ish nendrejtorit te policise pas lirimit nga qelia

Erzen Breçani është paraqitur sot në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar pamjet ku shfaqet Breçani i veshur sportiv dhe me kapele në kokë, për herë të parë pas lirimit nga qelia.

Kujtojmë se pak kohë më parë GJKKO liroi nga qelia Breçanin, të cilit thuhej se i rrezikohej jeta në qeli, pasi vuante nga klaustrofobia, ndërsa tashmë ndodhet në “arrest shtëpie”.

[embedded content]

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës urdhërohet që të mos largohet nga banesa e tij, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë.

LIRIMI I BRECANIT
Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, i cili u arrestua për pastrim parash, pretendoi se i rrezikohej jeta në qeli dhe se vuante nga klaustrofobia. Në muajin shkurt, ish-zyrtari i lartë i Policisë u dërgua në spitalin e burgut pasi deklaroi se kishte frikë nga ambientet e mbyllura.

Ai kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij, por GJKKO me vendim të datës 31 Maj e rrëzoi. Megjithatë, Erzen Breçani fitoi lirinë pasi ankimoi vendimin në Apelin e GJKKO-së. Erzen Breçani u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë, ku mes të cilëve ishin Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati. Ata akuzohen për “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal”, “trafik droge”, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts