Kosova

Escobar: Kemi probleme komunikimi me Qeverinë Kurti, do të donim që… Vendimi për dinarin, katastrofik

escobar kemi probleme komunikimi me qeverine kurti do te donim qe vendimi per dinarin katastrofik
escobar kemi probleme komunikimi me qeverine kurti do te donim qe vendimi per dinarin katastrofik

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur nëse SHBA vazhdon ta konsiderojë Qeverinë e Kosovës një partnere. Esocbar ka thënë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet në mes të popujve dhe nuk lidhet me emra të përveçëm.

Escobar e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe thotë se ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet mes njerëzve. S’është partneritet mes njerëzve specifik. Kemi problem në komunikim me qeverinë e kryeministrit Kurti. Dhe nuk është që vetëm ne kemi këtë problem, Kosova ka probleme komunikimi edhe me BE-në, NATO-n dhe vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.Do të donim që partneriteti të kthehej siç ka qenë më parë”, ka thënë Escobar.

Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

“Ne nuk po e vëmë në diskutim legjitimitetin e vendimit, por zbatimin e tij. Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të bashkëpunoj me komunitetin ndërkombëtar që të gjejmë një zgjidhje për këtë vendim që ishte katastrofik”, tha Escobar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts