Një Inter i frikshëm, një skuadër që nuk njeh rivalë në Serie A. Ndaj Geona-s, ekipi zikaltërit siguroi fitoren e 9-të radhazi në Serie A, 72 pikë pas 27 javësh, vetëm katër ekipeve e kanë bërë më herët diçka të tillë, të marrin kaq shumë pikë në këtë fazë të sezonit. Plus 15 pikë nga Juve, me këto shifra dhe këtë rendiment, ylli i dytë në fanellë tani është thjesht një formalitet. Simone Inzaghi dhe populli zikaltër shijojnë një super Kristjan Asllani.
Me të si regjisor, Inter vuri në jetë një tjetër mrekulli. Ylli kuqezi realizoi një perlë në minutën e 30-të, për të ky ishte goli i parë me fanellën e Inter, i dyti në Serie A. Tetë minuta më pas, Barella fitoi një 11-metërsh, nga pika e bardhe Sanchez u tregua perfekt duke dyfishuar shifrat. Në fraksionin e dytë, Geona ngushtoi rezultatin në 2-1, por vetëm kaq, pa mundur t’i prish festën Asllanit me shokë:
“Është vetëm Inter”, shkruan La Gazzetta dello Sport, titull shoqëruar me foton e Asllanit. “Rrugë e lirë. Penallti e paqenë, Inter fluturon në +15”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.
Pavarësisht diferencës shumë të madhe, Simone Inzaghi përpiqet të mbajë ambientin me këmbë në tokë: “Është e qartë se e kemi vetë fatin në dorë. Në një muaj e kemi dërguar diferencën në plus 15 me Juven, por duhet të jemi të kujdesshëm pasi përpara kemi edhe shumë ndeshje”, u shpreh Inzaghi duke bërë më pas një koment në lidhje me paraqitjen e Kristjan Asllanit:
“E duartrokita pasi nuk ka luajtur shumë, por është kthyer në një lojtar shumë të çmuar. Ka zhvilluar tre ndeshje brenda një jave dhe ka qenë i shkëlqyer. Shpresoj të rikuperojmë Calha dhe Frattesi për Bologna-n pasi nga këtu deri në fund të sezonit do të më duhen të gjithë”, theksoi trajneri i Interit pas ndeshjes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co