“Është idiot komplet!”- Albano Bogdo shpërthen ndaj trajnerit të kombëtares: Silvinjo është pa eksperiencë! Në fushën e “Euro2024” s’duhet të mungonte…

eshte idiot komplet albano bogdo shperthen ndaj trajnerit te kombetares silvinjo eshte pa eksperience ne fushen e euro2024 sduhet te mungonte





































Aktori i njohur, Albano Bogdo, ka analizuar mbrëmjen e djeshme pas përballjes Shqipëri-Gjeorgji në “Air Alabania”, performancën e trajnerit të kombëtares në “Euro2024”, ku u shpreh se  Silvinjo është pa eksperiencë.

albano bogdo silvinjo

“Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë”, tha ai.

Ndër të tjera, Bogdo shtoi se ai që nuk duhet të mungonte në fushë gjatë Europianit ishte futbollisti Sokol Cikalleshi, teksa shtoi se edhe golat fantastikë të Asanit janë si pasojë e ndihmës së madhe që i jep në fushë Cikalleshi.

Sokol

“Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoji dhe kanë ardhur si pasojë sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qendër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a s’ka luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, tha Albano për “Quo Vadis”.

albano bogdo

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →