“Është koha për ndryshim”, partnerja e Thiago Silva-s “shigjeton” Pochettino-n: Nëse prisni më shumë, do të jetë vonë

eshte koha per ndryshim partnerja e thiago silva s shigjeton pochettino n nese prisni me shume do te jete vone
eshte koha per ndryshim partnerja e thiago silva s shigjeton pochettino n nese prisni me shume do te jete vone

Chelsea pësoi humbjen e dytë radhazi ndaj Ëolves në Premier League, dhe tashmë është shumë larg zonës së Champions League. Një situatë që nuk shkon mirë as me Belle Silva, bashkëshortja e Thiago Silvës, mbrojtësit të bluve.

Në një postim në rrjetet sociale menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, e shoqëruar me zemrat blu, pati kritika për trajnerin Pochettino: “Është koha për ndryshim. Nëse prisni më shumë, do të jetë vonë”.

Belle Silva po e tërheq gjithnjë e më shumë Thiagon për një rikthim në Brazil, për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë karrierës së lavdishme. Bashkëshortja e mbrojtësit brazilian nuk ndihet më rehat në Londër, ku edhe pas aventurave në Milano dhe Paris, kërkon të rikthehet në vendlindje.

Çifti është bashkë prej 18 vitesh dhe pas një karriere të gjatë të Thiago Silva-s, kërkojnë qetësi për të kaluar pjesën tjetër të jetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →