Pas tërheqjes së tij nga gara presidenciale, Joe Biden ka caktuar Zëvendës presidenten Kamala Harris si kandidate të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit përballë Donald Trump.
Në një postim në “X”, Biden ka shprehur mbështetjen e tij për Harris, ndërsa shkruan se zgjedhja e Harris si kandidati i tij në 2020 ka qenë “vendimi më i mirë që kam marrë”.
Ndër të tjera, presidenti i SHBA u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen kundër Trump.
“Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trump”, shkruan ai.
Deklarata e plotë e Biden për Harris:
“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim.
Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente.
Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin.
My fellow Democrats, I have decided not to accept the nomination and to focus all my energies on my duties as President for the remainder of my term. My very first decision as the party nominee in 2020 was to pick Kamala Harris as my Vice President. And it’s been the best… pic.twitter.com/x8DnvuImJV
— Joe Biden (@JoeBiden) July 21, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co