Izraeli prej ditësh është përfshirë nga protesta kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Ndër ata që kanë protestuar jashtë Knesset-it në Jerusalem është Danny Elgarat, vëllai i të cilit, Itzhak, u mor peng nga Hamasi më 7 tetor.
Ai tha për Jerusalem Post se besonte se Benjamin Netanyahu po priste deri në fund të mandatit të tij si kryeministër për të kthyer pengjet duke u përpjekur t’i përdorë si një sukses në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.
“Netanyahu është si kapiteni i Titanikut, i humbur në det dhe duke na thënë se në një moment ai do ta mposht Hamasin”, tha ai.
Kryeministri është zotuar vazhdimisht të kthejë të gjithë pengjet dhe tha se presioni ushtarak ishte mjeti më efektiv për ta arritur këtë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co