Gary Lineker, ish sulmuesi i famshëm i përfaqësueses angleze, në një intervistë për BBC, beson se ekipi i Southgate mund të fitojë Euro2024: “Kjo finale për futbollin anglez do të thotë shumë. Ishim në finale edhe në Evropianin e fundit, të zhvilluar në Wembley, ishte një zhgënjim i madh. Do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, por ky është një takim me historinë. Asnjë skuadër angleze nuk ka fituar kurrë një trofe jashtë Anglisë”, u shpreh Lineker duke shtuar:
“Kjo skuadër ka atë tip sjellje që nuk dorëzohet kurrë, kjo është shumë e rëndësishme. Edhe kur nuk luajnë mirë arrijnë të bëjnë rezultat. Është e vërtetë që nuk e nisën mirë, kishte diçka që nuk shkonte, por ata e zgjidhën dhe erdhën duke u përmirësuar, është shumë më mirë kështu.
Pra, mund të sjellin futbollin në shtëpi? Kjo ka qenë një fat i keq prej një kohe shumë të gjatë”, u shpreh ish sulmuesi i Anglisë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co