Bota

“Është vrasje në bashkëpunim”- E motra e Egli Progës mes lotësh: Ishte e dukshme që e kishin dhunuar, por s’e thoshte asnjë! Kushdo që ka guxuar të bëhet palë, të mos….

eshte vrasje ne bashkepunim e motra e egli proges mes lotesh ishte e dukshme qe e kishin dhunuar por se thoshte asnje kushdo qe ka guxuar te behet pale te mos





































Jonida Proga, e motra e 42-vjeçarit, Egli Proga, i cili u dhunua brutalisht në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit nga 29-vjeçari Denis Meçe, ka hedhur dyshime se në vrasje janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

egli proga jonida proga

“Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim edhe shteti që ka pritur, që ka fshehur ngjarjen. Aty ku ishte i shtrirë ai kalonin makinat, nuk ka patur shirita, njerëzit kafe, një njeri i shtrirë aty”, u shpreh Jonida Proga, mes lotësh, duke shtuar se i vëllai ishte masakruar dhe shenjat e dhunës në trupin e tij ishin të dukshme.

Gjithashtu ajo ka hedhur dyshime për fshehje të ngjarjes duke shtuar se “kjo gjë sapo ka filluar dhe mos të zgjasë duart askush, kushdo që e ka bërë, mos të guxojë më”.

“Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”, u shpreh e motra e viktimës.

Motra e viktimës, Jonida Proga: “Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ai ndoshta kishte mbaruar në atë moment, po i bënin elektroshok.

Ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet, nuk mund ta kthenin në jetë. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë.

Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Nuk na kishin thënë që kishte pasur sherr. Mirë që si lexova mediat, kur thuhej që ka qënë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar, se nuk e di si do ta përballoja. I kam hapur mediat shumë me vonesë.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. Askush nuk thoshte që është bërë një vrasje, që e kanë vrarë dhe e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë hedhur në rrugë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Djali i tezes e gjeti vëllain të rrethuar me njerëz, ambulanca u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrihej. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin. (Qan)

Egli ishte njeriu më i butë, çuni më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, e kanë ngacmuar dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim edhe shteti që ka pritur, që ka fshehur ngjarjen. Aty ku ishte i shtrirë ai kalonin makinat, nuk ka patur shirita, njerëzit kafe, një njeri i shtrirë aty.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos të zgjasë duart askush, të mos guxojë askush të bëhet palë, të mos e gënjejë mendja. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts