Bota Sport

Etrit Berisha si zëvendësues i Alen Sherrit? Klubi i Serisë A kontakton portierin e Kombëtares

etrit berisha si zevendesues i alen sherrit klubi i serise a kontakton portierin e kombetares




































Etrit Berisha vazhdon të jetë në kërkim të një aventure të re në kampionatin italian, pasi i ka dhënë lamtumirën Empolit. Për momentin, ai vazhdon të jetë pa ekip, pasi nuk ka gjetur akordin me klube të ndryshme që e kanë kontaktuar, ndërsa së fundmi ka marrë një propozim paksa të veçantë.

berisha

Klubi i Kaljarit ka vuajtur këto ditë dëmtimin e portierit të tretë Çioçi dhe në këtë mënyrë është në kërkim të një alternative cilësore për katërkëndorin, duke menduar edhe për një largim të mundshëm të titullarit Skufet i cili kërkohet nga klube të tjera.

sherri

Sipas “Unione Sarda”, kjo është arsyeja pse është kontaktuar Berisha për të bërë “të tretin” momentalisht. I dyti në hierarkinë e skuadrës është pikërisht Alen Sherri, i transferuar pak ditë më parë nga radhët e Egnatias te klubi i Sardenjës. Në rast largimi të Skufet, Berisha do të duhej të rivalizonte pikërisht me Sherrin për vendin e titullarit në radhët e Kaljarit në vijimin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts