Ditën e sotme, në kontekstin e Programit “EU4Schools” (“BE për Shkollat”) u inauguruan 2 objekte të tjera arsimore: Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Eftali Koçi” – e rindërtuar nga e para dhe me përfitues 542 nxënës, 40 fëmijë, 36 mësues dhe 53 mijë banorë të komunitetit;
Çerdhja Nr. 2 – e riparuar plotësisht dhe me përfitues 120 fëmijë, 17 staf mësimor dhe 7 mijë banorë të komunitetit.
Në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi”, “EU4Schools” jo vetëm ka rindërtuar më mirë dhe ka rindërtuar së bashku, por ka ndihmuar njëkohësisht në ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm. Pas punimeve fillestare për shembjen e shkollës, dolën në dritë gjurmë të rëndësishme arkeologjike dhe nga sondazhet e para këto zbulime nxitën gërmime në shkallë të gjerë duke evidentuar thesare të fshehura nën tokë. Respektimi i protokolleve ligjore ndihmoi në sigurimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe harmonizimin e saj me ndërtimin.
Në ceremonitë e inaugurimit morën pjesë Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato; Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Monica Merino; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako; përfaqësues të autoriteteve vendore, nxënës, mësues etj.
“Eftali Koçi” dhe Çerdhja Nr. 2 janë dy prej 18 objekteve arsimore në Durrës, pjesë e Programit “EU4Schools” me afërsisht 7,000 fëmijë e nxënës, 400 mësues dhe 600,000 banorë të komunitetit si përfitues të drejtpërdrejtë.
“EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 75 milionë Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Projekti synon rindërtimin ose riparimin e 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019-të, me përfitues të drejtpërdrejtë 25,000 nxënës, mësues dhe fëmijë. Deri më tani në kontekstin e këtij programi kanë përfunduar 52 objekte arsimore, ndërsa 10 objekte të tjera janë në proces rindërtimi apo riparimi.
“EU4Schools” ndërton më mirë së bashku objektet arsimore të së ardhmes!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co