Sport

Euro 2024/ Anglia “cinike”, i mjafton një gol i Bellingham për 3 pikë (VIDEO)

euro 2024 anglia cinike i mjafton nje gol i bellingham per 3 pike video
euro 2024 anglia cinike i mjafton nje gol i bellingham per 3 pike video

Anglia tregohet “cinike” dhe rrëmben fitoren e parë, përballë Serbisë 1-0, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin C.
Skuadra e Gareth Southgate u tregua shumë prgamatiste gjatë gjithë takimit. Ata e zhbllokuan shumë shpejtë sfidën, kur në minutën e 13-të, ishte njeriu i momentit, Jude Bellingham, i cili shfrytëzoi maksimalisht, krosimin nga e djathte për të goditur saktë me kokë.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat nuk guxuan shumë, me anglezët që goditën shtyllën, pas një goditje me kokë të Kane, ndërkohë që edhe përfaqësuesja serbe, bëri shumë pak për të mos merituar këtë rezultat.

Anglia me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 3 pikë, në krye të Grupit C, e ndjekur nga Sllovenia dhe Danimarka me 1 pikë, ndërkohë që Serbia duhet të provojë sërisht, për të marrë pikët e para në këtë kompeticion.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts