Holandë-Francë është dueli më i fortë i grupit D, me dy skuadrat që jo vetëm janë pretendentet për kaluar fazën e grupeve, por ato shihen si dy nga skuadrat që mund t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Franca do të kërkojë të ndryshojë shumë sa i takon aspektit të lojës, pas kritikave që mori, pas ndeshjes së parë me Austrinë, ndërkohë që Holanda do të kërkoi të vijojë të bindë të gjithë, pas performancës dhe fitores në ndeshjen e parë të grupit, atë me Poloninë.
Por si kanë qenë precedentët e mëparshëm në përballjet mes tyre? Ja disa nga statistikat që vlejnë për t’u përmendur, në prag të një ndeshje si kjo
– E sotmja do të jetë hera e 31-të që Franca dhe Holanda përballen mes tyre. 15 fitore franceze kundrejt 11 të “Tulipanëve” ndërkohë që katër barazime plotësojnë bilancin.
– Dy gola për ndeshje shënohen sa herë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën. 53 golat e shënuar nga “Gjelat” teksa janë 57 të pësuarit.
– Nga 30 përballje mes tyre vetëm 11 kanë qenë në ndeshej zyrtare ndërkohë që në 19 raste Holanda dhe Franca janë sfiduar në miqësore me transalpinët që kanë fituar nëntë herë dhe “Tulpianët” shtatë.
– I vetmi barazim mes Francës dhe Holandës në ndeshje zyrtare ka ndodhur përgjatë një kampionati europian ndërkohë që fitorja e fundit i përket Francës që më 13 tetor të vitit të vitit të kaluar fitoi në fushën e holandezëve në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e këtij kampionati europian.
– Franca ka mundur Holandën në 7 nga 8 përballjet e fundit direkte, duke shënuar 17 gola në total (mesatarisht më shumë se 2 për ndeshje).
– “Gjelat” dhe “Tulipanët” nuk kanë përfunduar një ndeshje në barazim për më shumë se 20 vjet: ishte 31 mars 2004 dhe miqësorja përfundoi 0-0. Do të jetë e vështirë për Holandën të gërvisht një rekord që e ka parë Francën të pamposhtur në 90 minuta në fazat e fundit të një turneu kontinental që nga viti 2012.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co