Gjermania po udhëheq 3-0 në pjesën e parë ndaj Skocisë, në ndeshjen e parë të Europianit. “Panzerat” ushtruan presion që në minutat e para, duke zhvendosur kundërshtarët në gjysmë-fushën e vet.
Ekipi i Nagelsmann zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dhjetë, falë një goditje të bukur të Florian Wirtz. Gjermanët dyfishuan shifrat shumë shpejt me Musialën, pas një asisti të Havertz. Goli i 3-të mban firmën e Havertz me penallti, ndërsa në krahun tjetër Ryan Porteous, la skuadrën me një lojtar më pak në fund të fraksionit.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co