Italia shpëtoi nga mrekullia e Zaccagnit. Skuadra e Spallettit, nëse nuk do të realizonte atë gol në aksionin e fundit të ndeshjes, përballë Kroacisë me anë të sulmuesit të Lazios, sot do të ishte jashtë evropianit.
Kjo ka qenë analiza e mediave italiane, që pasi janë njohur me të 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër dhe kanë mësuar edhe renditjen përfundimtare të skuadrave të renditura në vendin e 3, kanë kuptuar se sa me fat ishin, duke qenë se goli i Zaccagnit, ishte goli që i dha kualifikimin për më tej.
Nëse Italia nuk do të barazonte, do të përfundonte në vendin e tretë në Grupin B dhe megjithëse shumëkush mund të mendonte se me 3 pikë Italia do të kualifikohej si një nga katër skuadrat më të mira të renditura në vendin e 3-të, verdikti final pas përfundimit të të gjitha sfidave në grupe, do të rezultonte fatal.
Kjo është renditja përfundimtare e vendeve të treta:
1. Holanda 4 pikë (4:4)
2. Gjeorgjia 4 pikë (4:4)
3. Sllovakia 4 pikë (3:3)
4. Sllovenia 3 pikë (2:2)
5. Hungaria 3 pikë (2:5)
6. Kroacia 2 pikë (3:6)
Nëse Italia nuk do të barazonte, do të përfundonte grupin me 3 pikë, me një golavarazh të përgjithshëm (2:3) ç’ka do të bënte që azzurrët të përfundonin jashtë Euro 2024.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co