Euro 2024, përfundoi të shtunën në mbrëmje raundin e dytë të fazës në grupe, me 24 skuadrat të cilat përgatiten të luajnë edhe xhiron e fundit përpara se të mësojnë fatin e tyre. Në fazën e 1/8-ave kalojnë 16 skuadra, që do të thotë dy vendet e para të të gjashtë grupeve, si dhe katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupet.
Por si paraqitet renditja provizore e skuadrave të vendeve të treta në grup, në të cilën ndodhet edhe kombëtarja jonë, deri tani një ndeshje nga fundi i fazës së grupeve? Më poshtë gjeni edhe renditjen e skuadrave të pozicionuara në vendin e 3 për çdo grup.
Cilat janë kriteret për pozicionimin më të mirë në renditjen e skuadrave të treta në këtë evropian?
Kriteret:
-numri më i lartë i pikëve të fituara në fazën e grupeve;
-diferenca më e mirë e golave në fazën e grupeve;
-numri më i madh i golave të shënuar në fazën e grupeve;
-numri më i madh i fitoreve në fazën e grupeve;
-sjellja më e mirë e lojës së ndershme në grup (çdo paralajmërim: një pikë; çdo përjashtim për karton të dyfishtë të verdhë ose përjashtim direkt: tre pikë);
-pozicioni më i mirë në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve evropiane (ose barazim nëse përfshihet Gjermania).
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co