Shqiperia Sport

Euro 2024 / Kombëtarja stërvitet e plotë para sfidës me Kroacinë, njihuni me programin

euro 2024 kombetarja stervitet e plote para sfides me kroacine njihuni me programin
euro 2024 kombetarja stervitet e plote para sfides me kroacine njihuni me programin

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot sipas programit seancën e radhës stërvitore në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Kroacisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe ku morën pjesë të gjithë futbollistët pa përjashtim. Pas palestrës dhe ushtrimeve fizike, trajneri Silvinjo ka punuar për pjesën taktike të sfidës me kroatët.

Kombëtarja do të udhëtojë nesër që në mëngjes për në Hamburg, ku do të mbërrijë në mesditë, ndërkohë që në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Slvinjo në stadiumin e ndeshjes “Volkspark”. Stërvitja zyrtare do të zhvillohet në ora 18:30 në stadiumin “Millerntor” në Hamburg.

Sfida e dytë Kroaci-Shqipëri do të zhvillohet më datë 19 qershor në stadiumin “Volkspark” të Hamburgut dhe nis në ora 15:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts