Sport

Euro 2024/ Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë triumfit spanjoll në finale, ja titujt kryesorë

euro 2024 mediat nderkombetare i bejne jehone triumfit spanjoll ne finale ja titujt kryesore
euro 2024 mediat nderkombetare i bejne jehone triumfit spanjoll ne finale ja titujt kryesore

Spanja i’a doli pas 12 vitesh të rikthehet të jetë në majën e futbollit evropian. Sukses i merituar dhe i jashtëzakonshëm ky për kombëtaren e Luis de la Fuentes, që u ngrit në “qiellin e 7-të” edhe nga mediat më prestigjoze ndërkombëtaret. Kështu mëngjesin e sotëm, e përditshmja sportive spanjolle “AS” e titulloi kështu triumfin e skuadrës: Spanja është në festë”.

Ndërkohë katalanja “El Mundo Deportivo” në faqen e parë kishte vetëm një fjalë :”Campeones” . Lavde skuadrës së Spanjës i thurri edhe e përditshmja madrilene “Marca”, e cila ditën e sotme u hap me titullin: “Skuadra e pamposhtur”, duke kujtuar kështu faktin që skuadra e de la Fuentes i fitoi të 7 sfidat në këtë Euro 2024.

Ndërkohë zhgënjimi i anglezëve u pa qartë edhe nga titujt e parë, të tabloidëve britanikë
“Futbolli nuk vjen në shtëpi” ishte sentenca kryesore e së përditshmes “Daily mail”. Ndërkohë “The Mirror” e komentoi difatën e “Tre Luanëve” me fjalët: “Ëndrra përfundoi”. Edhe gazetat më prestigjoze italiane nuk ngurruar të komentojnë triumfin e 4-ët në histori të “La Roja-s”

La Gazzetta dello Sport shkruan: “Spanja ole”, ndërkohë që Corriere della Sera e përcakton vetëm me një fjalë triumfin: “Campeones”. Ekipi spanjoll u kthye në Madrid në orët e para të mëngjesit të së hënës, teksa festoi gjatë në sheshin kryesor të kryeqytetit spanjoll, teksa ishin mijëra tifozë të pranishëm që festuan deri vonë, suksesin e 4-ët në histori për “furitë e kuqe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts