Sport

Euro 2024/ Precedentët në Holandë-Angli, ekuilibër i plotë mes tyre

euro 2024 precedentet ne holande angli ekuiliber i plote mes tyre
euro 2024 precedentet ne holande angli ekuiliber i plote mes tyre

E teksa mësuam finalisten e parë të Euro 2024, e cila ishte Spanja, pasi kjo e fundit mposhti 2-1 Francën, e mërkura në mbrëmje do jetë e gjitha e rezervuar për gjysmëfinalen e dytë, ajo që duhet në Dortmund, mes Anglisë dhe Holandës. Një përballje shumë interesante mes dy skuadrash që kanë filozofi të ndryshme loje dhe për më tepër që vijnë shumë ndryshe në prag të kësaj përballje. Kështu “Tre Luanët” e Southgate të cilët pavarësisht se janë një hap larg mbërritjes në finalen e Berlinit, vijojnë të jenë në qendër të kritikave, për shkak të futbollit që kanë prodhuar dhe mënyrës se si kanë mundur të jenë deri këtu.

Në krahun tjetër Holanda e Ronald Koeman, është një skuadër shumë simpatike, e cila vjen në këtë fazë të kampionatit, deri diku në mënyrë surprizuese, jo për shkak të emrit të madh që ka Holanda në futboll, por për faktin se në prag nisje të Euro 2024, shumë pak mund të kishin vënë bast, që “tulipanët” mund të mbërrinin deri këtu.

Në lidhje me statistikat e përballjeve mes këtyre dy skuadrave në histori, ka një ekuibilbër të plotë, pasi të dyja kombëtaret kanë fituar nga 7 ndeshje, ndërkohë që 9 sfida kanë përfunduar në barazim. Fitorja e fundit për Holandën është ajo për Nations League në vitin 2019 me rezultatin 3-1, ndërkohë që e fundit për kombëtaren e “Tre Luanëve” është 1-0, në një sfidë miqësore në Mars të 2018. Edhe sa i takon golave të shënuar Anglia ka realizuar 35 gola, ndërkohë që “tulipanët” vetëm 6 gola më pak

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts