Sport

Euro 2024/ Sllovakia në kërkim të fitores së parë në histori ndaj “Tre Luanëve”, ja veçoritë kryesore të përballjeve deri më tani

euro 2024 sllovakia ne kerkim te fitores se pare ne histori ndaj tre luaneve ja vecorite kryesore te perballjeve deri me tani
euro 2024 sllovakia ne kerkim te fitores se pare ne histori ndaj tre luaneve ja vecorite kryesore te perballjeve deri me tani

Anglia bëhet gati për sfidën kundër Sllovakisë, e vlefshme për raundin e 1/8-ave të finaleve të Euro 2024. Një sfidë shumë e rëndësishme për “Tre Luanët” dhe teknikun e tyre Gareth Southgate, i cili ka përfunduar në qendër të kritikave të mediave britanike pas performancës së zhvilluar në ndeshjet në grup të kombëtares angleze. Në prag të sfidës, për të gjithë sportadashësit “besnik” ndaj statistikave dhe precedentëve, ja disa nga numrat që kanë prodhuar këto dy kombëtare, përgjatë historisë së tyre:

– Anglia, e cila nuk ka humbur kurrë ndaj Sllovakisë, është ende e pamposhtur në “Euro 2024”, pas fitores së parë 1-0 kundër Serbisë në Gelzenkirshen dhe barazimeve kundër Danimarkës (1- 1) dhe Sllovenisë (0-0). Sllovakia e nisi turneun me një të papritur. Triumfoi 1-0 kundër Belgjikës, por mori një pikë të vetme nga dy ndeshjet e radhës, kundër Ukrainës (1-2) dhe Rumanisë (1-1).
– Fituesit e këtij dueli do të luajnë kundër Italisë, e cila mundi Anglinë me penallti në finale tre vjet më parë ose Zvicrës në çerekfinalen në Dyseldorf më 6 korrik.
– Anglia dhe Sllovakia janë ndeshur 6 herë deri tani në histori mes tyre, ku ishullorët kanë fituar 5 dhe 1 ndeshje ka përfunduar në barazim.
– Skuadra e Gareth Sauthgate ka fituar dy nga tetë ndeshjet e fundit (4 barazime, 2 humbje).
– Anglia tani është kualifikuar nga faza e grupeve në pesë paraqitjet e fundit të Kampionatit Europian, pasi nuk arriti të përparojë në raundet me eliminim direkt në tri nga katër të mëparshmet.

– Anglia është e pamposhtur në dhjetë ndeshjet e saj të fundit në “Euro”, që nga ajo humbje kundër Islandës në Nisë (6 fitore, 4 barazime).
– Sllovakia luan për herë të tretë radhazi në finalet e një Europiani, pasi ka debutuar si një vend i pavarur në “Euro 2016”,(më parë ka qenë pjesë e Çekosllovakisë).
– Sllovakia e ngriti trofeun si pjesë e Çekosllovakisë në 1976, ndërsa u konfirmua gjithashtu forcë e tretë e Europianit në 1960 dhe 1980.
– Harry Kane shënoi pesë gola në po aq paraqitje në Premier Ligë kundër portierit të Newcastle, Dubravka, ndërsa luante për Totenhemin.
– Rekordi i Anglisë në 10 ndeshjet që janë vendosur nga penalltitë është 3 fitore dhe 7 humbje. Disfata e fundit nga ruleta e penalltive erdhi kudnër Italisë në finalen e Euro 2020, duke e bërë humbjen e gjashtë në 8 goditjet e fundit nga pika e bardhë.
– Sllovakia nuk është eliminuar kurrë në historinë e saj me penallti, duke fituar në të tria rastet: dy herë si Çekosllovakia dhe për herë të fundit si Sllovakia në “play off”- in e gjysmëfinales së EURO 2020, përballë Republikës së Irlandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts