Sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautovic, ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas eleminimit të kombëtares në Europian, teksa i premtoi tifozëve se skuadra do rikthehet shumë shpejt.
“Udhëtimi ynë ka marrë fund, por ëndrrat dhe krenaria jonë mbeten të pathyera. Në fillim të kampionatit europian kishim vetëm një synim: të bënim krenar Austrinë. Çdo pikë djerse, çdo stërvitje e vështirë dhe çdo moment në fushë ishte për ju! Do të kthehemi më të fortë. Për ty. Për ne. Për Austrinë” –shkruan ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co