Jesus Gil Manzano i cili gjykoi ndeshjen hapëse të austriakëve kundër Francës, shkaktoi pakënaqësi të mëdha te të dy skuadrat.
Pasi austriakët patën një shans të madh para se francezët të bënin 1-0, spanjolli gabimisht vendosi një goditje dënimi në vend të një goditje këndi.
Gjithahstu pak para fundit ai nuk lejoi zëvendësimin te Franca, ku Kylian Mbappé, me hundë të thyer, imponoi një ndërprerje, duke u ulur në tokë në një formë proteste.
UEFA tani ka vendosur që 40-vjeçari nuk do tëgjykojë më në këtë kampionat evropian dhe duhet të udhëtojë për në shtëpi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co