![Euro 2024/ Vetëm pak orë nga finalja e madhe, ja formacionet e mundshme të skuadrave 2 euro 2024 vetem pak ore nga finalja e madhe ja formacionet e mundshme te skuadrave](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/euro-2024-vetem-pak-ore-nga-finalja-e-madhe-ja-formacionet-e-mundshme-te-skuadrave.jpg)
Spanja dhe Anglia do të përballën mes tyre në finalen e Euro 2024. Një duel shumë i rëndësishëm mes dy ekipeve që kërkojnë të jenë Kampionët e Europës. Spanja dhe Anglia përballen sonte në kërkim të lavdisë, me “La Roja-n” që kërkon trofeun e 4-ët në histori, ndërsa Anglia të parin për të prishur “mallkimin” e humbjeve në finale.
Kjo përballje do të luhet në “Olympiastadion” në Berlin, teksa spektakli do të startojë në orën 21:00. Sipas mediave ndërkombëtare Luis de la Fuente dhe Gareth Southgate prej ditësh kanë “thurur kuthin” e tyre për të sfidë. Të dy timonierët në kokën e tyre kanë gati 11-shen me të cilën do të zbresin në fushën e lojës.
Ja dhe formacionet e mundshme me të cilat të dyja skaudrat do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme:
Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co