“Maroku, Portugalia dhe Spanja tashmë e kanë dëshmuar vlerën e tyre duke organizuar kompeticione të tjera. Do të jetë një mundësi unike për të bashkuar dy kontinente dhe një mundësi e shkëlqyer për të paraqitur Portugalinë në të gjithë botën.
Nuk shoh asnjë arsye pse këto tre vende nuk mund të jenë pretendente në Botërorin 2030”, deklaroi Luis Figo, ambasadori i Botërorit 2030 që do të mbahet në Portugali, Spanjë dhe Marok, për rëndësinë e kompeticionit dhe mundësitë që vendet pritëse të dëshmojnë veten.
Më pas, duke folur për Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjermani, Figo thotë se: “Portugalia ka një ekip të fortë, me një përzierje lojtarësh me përvojë dhe të rinj. Është një nga 5 ose 6 skuadrat që mund të fitojnë turneun”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co