Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, ka zgjedhur Skocinë, si kombëtaren më të dobët deri tani në Europian.
Në intervistën për “Daily Mail”, Lehmann deklaroi se forca e Gjermanisë, nuk mund të shihet nga ndeshja hapëse, e cila sipas tij, ishte si stërvitje.
“Mendoj se Skocia, është kombëtarja më e dobët e turneut. Futbollistët skocezë ishin të turpshëm dhe zhgënjyes në krahasim me tifozët e tyre fantastikë.
Si tifoz i Gjermanisë, jam i zhgënjyer që ata nuk ishin aspak konkurrues. Ndeshja ishte si një stërvitje për ne dhe nuk e shohim aty forcën. Nëse fiton 5-1, të gjithë do të mendojnë se mund të shkosh deri në fund të turneut, por kjo ishte ndeshja e parë konkurruese e Gjermanisë që nga Kupa e Botës 2022.
Hungaria dhe Zvicra do të jenë prova më të vështira, vetëm pas tyre do të mund ta shohim Gjermaninë si një pretendentë për titullin.”, deklaroi Lehmann.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co