Bota

F-16 për Ukrainën, Zelensky: Forcojnë mbrojtjen ajrore, afrojnë paqen…

f 16 per ukrainen zelensky forcojne mbrojtjen ajrore afrojne paqen
f 16 per ukrainen zelensky forcojne mbrojtjen ajrore afrojne paqen

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka shprehur mirënjohjen ndaj SHBA, Danimarkës dhe Holandës, lidhur me furnizimin e Ukrainës me avionë F-16.

“F-16 do të përdoren për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Jam i bindur se ata do të na ndihmojnë për të mbrojtur më mirë ukrainasit nga sulmet brutale ruse, siç ishte goditja e kësaj jave në spitalin e fëmijëve Okhmatdyt në Kiev”, shprehet Zelensky.

Në vijim Presidenti ukrainas thekson se F-16 afrojnë paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, duke demonstruar se terrori duhet të dështojë kudo dhe në çdo kohë.

“Ekipi ynë vazhdon të punojë në Uashington për të arritur marrëveshje që po forcojnë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shprehet ai.

“I jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Holandës që kanë ndërmarrë hapa praktikë për të arritur qëllimin e të gjithë ukrainasve: të forcojnë forcat ajrore të Ukrainës me F-16.

I jam mirënjohës Belgjikës dhe Norvegjisë për angazhimin e tyre për të na ofruar avionët e tyre F-16. Ky është një sinjal i qartë se aftësia e Rusisë për të terrorizuar popullin, qytetet dhe komunitetet ukrainase do të vazhdojë të zvogëlohet.

Unë parashikoj që koalicioni ynë i forcave ajrore do të forcohet edhe më tej përmes bashkimit të pjesëmarrësve të rinj”, shprehet Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts