Faleminderit Carolyn Perry!

faleminderit carolyn perry





































Edison Ypi1EDISON YPI

Carolyn Perry, arkeologia angleze me banim nĂ« DurrĂ«s, po nxiton tĂ« kapĂ« trenin diku nĂ« Birmingham. PĂ«rpara i del njĂ« kishĂ«. Nga kisha dĂ«gjohen kambanat. Magjia e tingujve tĂ« kambanave e mahnit Carolyn Perry-n. NjĂ« qytet pa kambana Ă«shtĂ« njĂ« qytet i vdekur, thotĂ« me vete Carolyn Perry. Arkeologia Carolyn, ajo qĂ« plot me kisha dhe kambana, pĂ«rveçse shpirtin, ka edhe punĂ«n, profesionin, nuk mundet me e pa kishĂ«n as me i dĂ«gju kambanat duke u ngutur me kap trenin. Treni nuk duhet humbur. Kisha duhet parĂ«. Kambanat duhen dĂ«gjuar. Por s’ka kohĂ«. KanĂ« mbetur mĂ« pak se 3 minuta. Duhet bĂ«rĂ« diçka. Po, por çfarĂ«? Me besim dhe vullnet, gjendet. Ku ka njĂ« dĂ«shirĂ«, ka njĂ« kishĂ«. Ku ka njĂ« kambanĂ«, ka njĂ« zgjidhje. NĂ« ecje e sipĂ«r, me po atĂ« shkathtĂ«si qĂ« atentatori nxjerr nga kutia e violinĂ«s kallashnikovin me vra tĂ« pafajshmin, Carolyn Perry nxjerr shpejt celularin si koburen pĂ«r me vra harrimin. BĂ«n njĂ« video jocilĂ«sore me luhatje nĂ« pĂ«rputhje me ritmin e hapave pĂ«r ta pavdekĂ«suar kishĂ«n dhe kĂ«ngĂ«n e kambanave. Ta ketĂ« pĂ«r vete, ta shohĂ« kishĂ«n dhe dĂ«gjojĂ« kambanat e Birminghamit kur tĂ« jetĂ« me nge duke parĂ« mbeturinat e nĂ«nujshme tĂ« DurrĂ«sit tĂ« fundosur para dy mijĂ« vjetĂ«sh gjatĂ« njĂ« perĂ«ndimi tĂ« pĂ«rgjakur dielli te Currilat, si dhe t’ia dhurojĂ« njĂ« muzeumi qĂ« brezat e ardhshĂ«m ta njohin historinĂ«.

TĂ« cilĂ«t, po ashtu si Carolyn sot zbulon nga gĂ«rmadhat kishat dhe kambanat e lashta, pas qindra vjetĂ«sh do mĂ«sojnĂ« historinĂ« edhe nga dĂ«shmitĂ« e vizionares Carolyn. Carolyn Perry mund tĂ« mos e bĂ«nte videon. Por njerĂ«zit e sĂ« ardhmes nuk do shihnin kishĂ«n, nuk do dĂ«gjonin kambanat e sotme. Carolyn nuk mund t’ia falte vetes kĂ«tĂ« mĂ«kat. Do vuante. Ndoshta do sĂ«murej, sepse mund ta jepte, por nuk e dha njĂ« dĂ«shmi tĂ« kohĂ«s sonĂ« pĂ«r brezat qĂ« do vinĂ«. Carolyn e nxori videon nĂ« internet. Ku falĂ«nderon dhe kĂ«rkon ndjesĂ« pĂ«r mungesĂ«n e cilĂ«sisĂ« sĂ« videos, tĂ« cilĂ«n e ka bĂ«rĂ« nĂ« ecje pĂ«r shkak tĂ« ngutit me kap trenin. S’ka vend pĂ«r ndjesĂ« Carolyn. MĂ« mirĂ« video e keqe dhe muzikĂ« tĂ« mirĂ« kambanash, se muzikĂ« e keqe dhe video cilĂ«sore. Dhe mos na falĂ«ndero. Ne duhet tĂ« tĂ« falĂ«nderojmĂ« ty. Jo ti ne. Ti Carolyn, mund tĂ« mos bĂ«je fare video. NĂ« kĂ«tĂ« rast do mbeteshe e pakĂ«naqur vetĂ«, po aq sa dhe adhuruesit shqiptarĂ« tĂ« kishave dhe kambanave, ata qĂ« halera dhe tallavara kanĂ« plot, por kisha dhe kambana kanĂ« pak. Por videon e bĂ«re. Dashuria pĂ«r kishĂ«n, pasioni pĂ«r muzikĂ«n e kambanave, rreziku se do humbje trenin, mjaftojnĂ« e teprojnĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« se bĂ«re çka duhej bĂ«rĂ«.

Mund të kishe ndalur që videoja të dilte me cilësi të mirë. Por do humbje trenin. Do ishte fatkeqësi për ty, që po shkoje diku për të kryer ndonjë punë të ngutshme, ose ndoshta po ikje në një takim pune, a pse jo, në një takim sentimental, por për shkak të vonesës tënde, tjetri do kishte ikur dhe jeta jote do ishte bërë lëmsh. Mund të filmoje kishën, pa zë, pa kambanë, por do kishe lënë të pakënaqur adhuruesit e muzikës kishtare që aq ngjan me tjetrën muzikë superbe, atë të këmborëve, si dhe maniakët e kambanave të bronzit, kuriozitetin e tyre ndaj fonderive ku kambanat e bronzit derdhen sipas përvojave shekullore nën mbikëqyrjen e rreptë të mjeshtrave. Po të kishe regjistruar vetëm zërin, vetëm kataraktin e tingujve të kambanave, do idhnoheshin meraklinjtë e arkitekturave të kishave, kupolave, harqeve, çative, shenjtorëve mbi mure. Carolyn, ti që dëshmove ndjeshmëri dhe vizion për një kishë dhe kambanat e saj në Birmingham, mos lër kishë pa parë dhe kambanë pa filmuar nëpër Shqipëri: Kishat e lashta aq të hirshme dhe kambanat e vjetra që nxjerrin tinguj të magjishëm.

Kishat ku gjatë diktaturës ushtarët u kanë nxjerrë sytë me bajoneta shenjtorëve mbi mure, me shpresë se drita e syve të shenjtorëve të zhvendosej te sytë e tyre, ose të të afërmve të tyre. Kishat dhe kambanat që na kujtojnë Shqipërinë serioze të kohëve të lavdishme. Kohëve me kisha dhe kambana, fisnikë, aristokratë, burrni, besë, kështjella, kështjellarë, kavalierë, ofiqarë, kontë, viskontë, oborrtarë, mbretër, princa, princesha, kuvende, besëlidhje e të tjera e të tjerë, që kur kujtojmë se sot në vend të tyre kemi ca halabakë, i biem kokës me grushte, shkulim leshrat, na merr e qara.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →