Klubi i Kukësit është tashmë në pronësi të një grupi të ri investitorësh, të cilët synojnë që të kthejnë sa më shpejt skuadrën në elitë dhe ta bëjnë protagoniste në kampionatin shqiptar ashtu siç ka qenë në të kaluarën. Familja Gjici është larguar nga drejtimi dhe nuk do të ketë përfaqësues të saj në pjesën e drejtimit dhe menaxhimit të klubit, siç ka ndodhur prej më shumë se një dekade.
Në konferencën e sotme për shtyp që u zhvillua për prezantimin e stafit të ri të klubit, u mësua se presidenti do të jetë biznesmeni Atilio Biba, ndërsa në rolin e administratorit do të jetë menaxheri Florjan Biba.
Ndërkohë, anën sportive do ta menaxhojnë drejtori sportiv Nikita Kornejevs dhe drejtori teknik Renato Arapi, të cilët do të merren me orientimin e skuadrës drejt objektivave në fushën e lojës.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co