Një familje prej pesë personash në Prevallë të Kosovës është goditur nga rrufeja ditën e sotme, teksa moti me vranësira është rikthyer në rajon.
Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, për pasojë ka ndërruar jetënnjë 64-vjeçare, e cila ishte në mesin e personave të goditur nga rrufeja.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se 64-vjeçarja vdiq në emergjencën e spitalit në këtë komunë.
“Viktima femër e moshës 64-vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.
Kujtojmë se reshjet e sotme në Prevallë vijnë pas disa ditëve me diell dhe temperatura të larta, të shoqëruara me zjarr që është shpërndarë në disa zona të Prevallës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co