Bota Shqiperia

Familjarët në listat e mbyllura, kandidatja për deputete e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” tregon pse bënë këtë zgjedhje: Do të japin dorëheqje pas procesit të votimit, më pas…

familjaret ne listat e mbyllura kandidatja per deputete e koalicionit nisma shqiperia behet tregon pse bene kete zgjedhje do te japin doreheqje pas procesit te votimit me pas













































Kandidatja për deputete në listën e hapur të Tiranës të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka treguar arsyen pse në listat e mbyllura kanë vendosur prindërit dhe familjarët e tyre.

edona haklaj

Edona Haklaj, në studion e emisionit “Open” deklaroi se për më shumë se një vit kanë kërkuar lista të hapura dhe nuk mund të vendosnin emrat e tyre tek të mbyllurat.

Ajo shtoi se pas mbylljes së procesit të votimit, “të gjithë familjarët tanë do japin dorëheqjen dhe do garojmë ne në lista të hapura. Ai që merr qoftë edhe një votë më shumë, ai meriton të shkojë dhe të përfaqësojë qytetarët”

Haklaj: Ajo çfarë më diferencon mua nga kolegët këtu dhe ekipin të cilin përfaqësoj është se ne jemi në lista të hapura dhe i djegim listat e mbyllura. Pra nuk e kemi sigurinë dhe nuk e preferojmë komfortin.

Ne në listat e mbyllura kemi marrë garancinë të vendosim prindërit tanë, familjarët tanë, të afërmit tanë, të cilët janë garancia për secilin prej nesh që në datën 12 maj, pas përfundimit të procesit të votimit, të gjithë familjarët tanë do japin dorëheqjen dhe do garojmë ne në lista të hapura. Ai që merr qoftë edhe një votë më shumë, ai meriton të shkojë dhe të përfaqësojë qytetarët. Kjo është forma sesi kemi vendosur të përfaqësojmë qytetarët, sepse kemi më shumë se një vit e gjysmë që kërkojmë lista të hapura.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts